BallinaLajmeBeqa: Dënimin e liderëve të UÇK-së e dëshirojnë Serbia dhe vasalët e...

Beqa: Dënimin e liderëve të UÇK-së e dëshirojnë Serbia dhe vasalët e saj, të ashtuquajtur shqipfolës

Të ngjajshme

Ish-deputetit i PDK-së, Hajdar Beqa ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Arbër Gecajt, i cili gjatë një fjalimi në seancë të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se shpreson burgim të përjetsëhm për Hashim Thaçin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beqa ka shkruar se ditët janë të numëruara derisa çlirimtarët të kthehen triumfues në shtetin që e themeluan me mund dhe sakrificë.

Sipas tij, çdo shqiptar që e ndien veten pjesë të këtij kombi i gëzohet lirimit të tyre.

“Dënimin e tyre e dëshirojnë Serbia dhe vasalët e saj, të ashtuquajtur shqipfolës, si edhe ndonjëri që ka probleme psiqike.  Por e vërteta dhe drejtësia nuk mund të mbahen peng përgjithmonë”, ka shkruar Beqa.

Postimi i plotë:

Ditët janë të numëruara derisa çlirimtarët të kthehen triumfues në shtetin që e themeluan me mund dhe sakrificë.

Çdo shqiptar që e ndien veten pjesë të këtij kombi i gëzohet lirimit të tyre.

Dënimin e tyre e dëshirojnë Serbia dhe vasalët e saj, të ashtuquajtur shqipfolës, si edhe ndonjëri që ka probleme psiqike.

Por e vërteta dhe drejtësia nuk mund të mbahen peng përgjithmonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz