BallinaLajmeGërvalla dhe Koopman bisedojnë mbi reformat në drejtësi

Gërvalla dhe Koopman bisedojnë mbi reformat në drejtësi

Të ngjajshme

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka deklaruar se oferta për...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Kylie ndan foto të nxehta me koleksionin e çantave Hermès, kapin vlerën e miliona dollarëve

Kylie Jenner postoi një sërë fotosh provokuese në Instagram,...

Man City mposht Burnleyn dhe rrëzon Arsenalin nga vendi i parë

Manchester City është lideri i ri i Premierligës. Citizens triumfuan...

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka nisur takimet zyrtare, në kuadër të vizitës së saj në Bruksel.

Gërvalla u takua me drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman, me të cilin bisedoi mbi vazhdimësinë e reformave në drejtësi, transmeton IndeksOnline.

“Me z. Koopman biseduam për vazhdimësinë e reformave në drejtësi, përfshirë funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, procesin e Vetingut, si dhe paketën prej pesë projektligjesh që janë në konsultim publik. Këto masa synojnë forcimin e integritetit institucional dhe transformimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Gërvalla.

Ky është postimi i plotë i saj:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, zhvillova një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, z. Gert Jan Koopman.

Me z. Koopman biseduam për vazhdimësinë e reformave në drejtësi, përfshirë funksionalizimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, procesin e Vetingut, si dhe paketën prej pesë projektligjesh që janë në konsultim publik. Këto masa synojnë forcimin e integritetit institucional dhe transformimin afatgjatë të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Në këtë kuadër, theksova se reformat në drejtësi kanë për qëllim rritjen e qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe forcimin e integritetit, profesionalizmit dhe llogaridhënies së institucioneve gjyqësore, si pjesë e një sistemi më funksional dhe më të besueshëm.

Gjithashtu, nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në avancimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve që lidhen me procesin e integrimit evropian, ku progresi në drejtësi mbetet element kyç.

Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në orientimin e saj evropian, përmes forcimit të sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, si shtylla thelbësore të këtij procesi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz