BallinaLajmeKryeministria jep detaje mbi takimin Kurti-Whitaker

Kryeministria jep detaje mbi takimin Kurti-Whitaker

Të ngjajshme

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka deklaruar se oferta për...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Kylie ndan foto të nxehta me koleksionin e çantave Hermès, kapin vlerën e miliona dollarëve

Kylie Jenner postoi një sërë fotosh provokuese në Instagram,...

Man City mposht Burnleyn dhe rrëzon Arsenalin nga vendi i parë

Manchester City është lideri i ri i Premierligës. Citizens triumfuan...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Gjatë takimit, Kurti e falënderoi ambasadorin Whitaker për mbështetjen jetike, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës.

Teksa shprehu mirënjohje, kryeministri foli për bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me SHBA-në, përfshirë trajnimet dhe edukimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

Ai theksoi se Kosova, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e angazhuar për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Kurti vlerësoi se prania e NATO-s në Republikën e Kosovës, dhe veçmas ajo e Shteteve të Bashkuara, mbetet kruciale për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Ai theksoi se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte kontribut i rëndësishëm dhe do të shërbente si garantues afatgjatë për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, kryeministri tha se ajo mbetet e brishtë për shkak se Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, vazhdon të ndjekë politikë hegjemoniste rajonale. Ai foli edhe për armatosjen e fqinjit verior, me theks blerjet e fundit nga Rusia dhe Kina, si kërcënime për stabilitetin afatgjatë rajonal dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan. Në këtë kontekst, kryeministri përmendi bazat e përparme operacionale të Serbisë përreth kufirit me Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz