Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, pasi kishin hyrë ilegalisht në territorin e vendit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 prill 2026, rreth orës 17:30, në fshatin Vracevo të komunës së Leposaviqit, ku të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar kufirin përmes rrugëve të paautorizuara.
Menjëherë pas hyrjes në Kosovë, ata janë ndaluar nga zyrtarët policorë dhe janë shoqëruar për intervistim. Pas procedurave fillestare dhe me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj tyre rëndon dyshimi për kryerjen e veprës penale “kalim i paautorizuar i kufirit”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Policia e Kosovës ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kalimeve ilegale dhe në ruajtjen e sigurisë kufitare në të gjithë territorin e vendit. /Lajmi.net/