BallinaLajmeKërkohet paraburgim për 42-vjeçarin nga Peja, dyshohet për kultivim të narkotikëve

Kërkohet paraburgim për 42-vjeçarin nga Peja, dyshohet për kultivim të narkotikëve

Të ngjajshme

Kërpudha që mund t’i mbijetojë udhëtimit drejt Marsit

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa forma të kërpudhave mikroskopike...

Hamza: Data e zgjedhjeve nuk varet nga preferencat, por nga vendimi i Kushtetueses

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm rastet e migrenës që kërkojnë trajtim spitalor

Ndotja e ajrit mund të jetë një ndër shkaktarët...

Hamza: S’kërkojmë pozita, oferta e Kurtit për Kuvendin është e papranueshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 42-vjeçarit Haxhi Rexhaj, nga fshati Jabllanicë e Vogël në Pejë.

Ai dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, pas zbulimit të një sasie të madhe kanabisi dhe një laboratori të avancuar për prodhimin e tij.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca është mbajtur, ndërsa deri në orën 16:00 kemi qenë në pritje të vendimit të gjyqtarit lidhur me kërkesën e prokurorisë”, ka deklaruar Nikçi.

Kujtojmë se gjatë aksionit janë sekuestruar 91 bimë narkotike të llojit Kanabis sativa, pajisje të sofistikuara për prodhimin e narkotikëve, si dhe një armë zjarri. Po ashtu, është konstatuar edhe kyçje ilegale në rrjetin elektrik për funksionimin e pajisjeve brenda laboratorit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz