BallinaKulturë“Mint”: Një spektakël vizual mahnitës dhe i pazakontë

“Mint”: Një spektakël vizual mahnitës dhe i pazakontë

Të ngjajshme

Kërpudha që mund t’i mbijetojë udhëtimit drejt Marsit

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa forma të kërpudhave mikroskopike...

Hamza: Data e zgjedhjeve nuk varet nga preferencat, por nga vendimi i Kushtetueses

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm rastet e migrenës që kërkojnë trajtim spitalor

Ndotja e ajrit mund të jetë një ndër shkaktarët...

Hamza: S’kërkojmë pozita, oferta e Kurtit për Kuvendin është e papranueshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Shannon është 22 vjeçe. Babai i saj është një gangster i frikshëm. Nëna e saj duket si një përzierje e çuditshme mes një gruaje perfekte “Stepford” dhe një bashkëshorteje mafioze. Vëllai është një nerd kompjuterik, ndërsa gjyshja – e fortë dhe pa filtra.

Vetë Shannon nuk ka punë, hobi apo shumë jetë shoqërore. Ajo endet rreth shtëpisë së prindërve, në periferi të një qyteti skocez anonim, duke pritur të bjerë në dashuri. Dhe “Mint” nis pikërisht në ditën kur kjo ndodh – dashuri me shikim të parë, në një stacion treni të braktisur.

Shkëndijat janë të menjëhershme – si në kuptimin figurativ, ashtu edhe në atë literal. Regjisorja dhe skenaristja Charlotte Regan, e njohur për filmin “Scrapper”, sjell këtu një projekt televiziv që mban fort vulën e autores. Me një përzierje pamjesh në stil VHS, ëndrrash surrealiste, kornizimesh të pazakonta dhe efekteve vizuale të guximshme, “Mint” shndërrohet në një nga serialet më të bukur vizualisht të viteve të fundit – një përvojë që të kujton atmosferën ikonike të “Twin Peaks”.

Megjithatë, përtej kësaj bukurie estetike, bota e “Mint” është e errët dhe e dhunshme. Nuk jepen shumë detaje për botën kriminale që drejton babai i Shannon, Dylan, por ai shfaqet si një figurë brutale dhe e pamëshirshme. Shannon është aq e përqendruar te dashuria e saj e re, Arran, sa fillimisht nuk i kushton rëndësi kësaj realiteti – derisa nëna e saj zbulon se ai i përket një klani rival.

Në fillim, historia ngjan me një version modern të “Romeos dhe Zhulietës” në një ambient kriminal. Por seriali nuk ndjek plotësisht këtë rrugë. Pa zbuluar shumë, marrëdhënia mes Shannon dhe Arran shpejt përballet me realitetin, dhe rrëfimi shndërrohet në një analizë më të thellë të traumës, pushtetit, besnikërisë dhe tradhtisë.

Personazhet janë të ndërlikuar dhe të dëmtuar në mënyra të ndryshme: Shannon nga realiteti i rremë në të cilin është rritur; nëna e saj nga një martesë e imponuar që ajo e ka romantizuar; dhe Dylan nga pritshmëritë dhe idetë e shtrembëruara mbi maskulinitetin. Seriali përpiqet të depërtojë përtej glamurit të botës kriminale dhe shpesh arrin ta bëjë këtë me sukses.

Interpretimet janë të forta: Emma Laird sjell një Shannon të brishtë dhe kokëfortë njëkohësisht, ndërsa Laura Fraser spikat në rolin e një gruaje të humbur në një jetë që nuk e kontrollon. Ndryshe nga shumë drama kriminale, “Mint” shmang klishetë klasike – nuk ka detektivë heroikë, grabitje spektakolare apo skenarë të zakonshëm – duke zgjedhur një qasje më introspektive.

Megjithatë, kjo zgjedhje e bën serialin pak më pak të kapshëm emocionalisht për publikun e gjerë. Personazhet janë të vështirë për t’u identifikuar, dhe ndonjëherë lind pyetja nëse kemi vërtet nevojë për më shumë histori që humanizojnë botën e krimit.

Pavarësisht kësaj, “Mint” mbetet një debutim televiziv mbresëlënës – vizualisht i jashtëzakonshëm, narrativisht i guximshëm dhe me një fund që lë gjurmë. Nëse kërkon një përvojë ndryshe dhe estetikisht të fuqishme, ky serial padyshim ia vlen. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz