BallinaLajmeBajrami akuzon Kurtin: Katër ministri për LDK-në me kusht për presidentin, ky...

Bajrami akuzon Kurtin: Katër ministri për LDK-në me kusht për presidentin, ky është shantazh politik

Të ngjajshme

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i...

Hamza: Vendi nuk duhet të mbahet peng nga interesat e ngushta partiake

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, është...

Brikena shpërthen pas “BBV”: akuza për njollosje dhe mesazh i fortë për kritikët

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Brikena, ka reaguar...

Shkencëtarët zbulojnë “lumin e lashtë” të fshehur nën Antarktidë

Një studim i publikuar në revistën Nature Communications ka...

Më 24 prill shpallet aktgjykimi për rastin Banjska

Të premten, më 24 prill, në Gjykatën Themelore në...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar ofertën e bërë ndaj kësaj partie si presion politik dhe jo si përpjekje për zgjidhje.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka deklaruar se ajo që iu ofrua sot LDK-së nuk përbën kompromis, por “shantazh të paketuar si zgjidhje”.

Sipas saj, Kosova nuk ndodhet në krizë vetëm për çështjen e presidentit, por tash e një vit po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e, siç thotë ajo, keqqeverisjes.

Ajo ka kritikuar edhe qasjen e kryeministrit Kurti, duke thënë se ai nuk synon të udhëheqë, por të kontrollojë pushtetin pa marrë përgjegjësi.

“Sot u tentua një tjetër lojë politike: katër ministri dhe një post i zëvendëskryeministrit për LDK-në, me kusht që presidenti të mbetet në duart e tij. Kjo nuk është ofertë – është presion,” ka shkruar Bajrami.

Deputetja opozitare ka theksuar se qytetarët po përballen me rritje çmimesh, pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive, ndërkohë që, sipas saj, qeveria merret me pazare politike.

Në fund, ajo ka bërë thirrje që qytetarët të kërkojnë llogari për gjendjen aktuale, duke shtuar se “kjo nuk është qeverisje, por mënyrë për të sunduar”. /Lajmi.net/

- Advertisement -