BallinaLajme“Nuk mund t’i them vetes terrorist, se kam vrarë as lënduar askënd”...

“Nuk mund t’i them vetes terrorist, se kam vrarë as lënduar askënd” – Njëri nga të akuzuarit për Banjskën i thotë fjalët përfundimtare

Të ngjajshme

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po thuhen fjalët përfundimtare për sulmin në Banjskë.

Njëri nga të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq ka thënë para trupit gjyqësor se nuk e ka vrarë as lënduar askënd.

“Nuk mund t’i them vetes terrorist sepse as nuk e kam vrarë e as nuk e kam lënduar askënd”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se i vjen keq për humbjen e Afrim Bunjakut.

“Më vjen keq për humbjen e Afrim Bunjakut, dhe më vjen keq që unë kam qenë pjesëmarrës në atë ngjarje”, ka thënë ai.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq akuzohen për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në parashtrimet e tij, para trupit gjykues, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Ai ka thënë se është vërtetuar se të njëjtit kanë pasur dijeni dhe rol për zhvillimin e këtij sulmi me qëllim të aneksimit të veriut të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz