BallinaBotëNgushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar, dy anije kthehen mbrapsht

Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar, dy anije kthehen mbrapsht

Të ngjajshme

Dy anije cisternë që transportonin gaz të lëngshëm të naftës (LPG), të cilat po dilnin nga Gjiri Persik, janë kthyer papritur mbrapsht, sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve.

Dy mjetet lundruese, të identifikuara nga MarineTraffic si Meda dhe G Summer, ishin të vetmet me transponderë aktivë që po lëviznin nëpër këtë rrugë ujore të dielën.

Të dyja anijet kishin qenë më parë nën sanksione nga SHBA, kur lundronin me emra të tjerë, për transport të LPG-së iraniane.

Asnjë anije tjetër nuk u pa duke kaluar në asnjërin drejtim, pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) njoftoi të shtunën se ngushtica ishte mbyllur sërish për qarkullim.

Meda është një anije në pronësi dhe operim indian, e cila u nis nga një zonë ankorimi pranë Emirateve të Bashkuara Arabe të shtunën në mbrëmje. Ndërsa G Summer, në pronësi kineze, ishte nisur nga Kuvajti.

Të dyja anijet u kthyen mbrapsht në jug të ishullit iranian Larak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz