Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7 dhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Taulant Dajaku ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”.
Dajaku ka shkruar për ndeshjen Drenica – Drita, e cila u fitua nga vendasit me shifrat prej 1-0.
Por çka tërhoqi më shumë vëmendjen e Dajakut është një rast që ka ndodhur gjatë ndeshjes, kur një lojtar i Dritës ra në tokë.
Kjo ndodhi, pasi sipas tij u godit nga topi.
“Paramendo …thjesht topi i FFK-s e ka godit dhe duhet nderrim sepse lojtari ka pesu lendim te rend !!!
Kosova ky vend i cudirave tragji-komike !!!
Topat e korrupsionit te FFK-s rrezikojn shendetin e lojtarve!”, ka shkruar Dajaku.
Drenica fitoi 1-0 ndaj Dritës, me një gol të shënuar nga Ronaldo Chacon në minutën e 43-të të ndeshjes.
Megjithatë, Drita mbetet lidere me 54 pikë, kundrejt 49 të Ballkanit, pasi edhe suharekasit u mposhtën nga Malisheva sot./GazetaExpress/