BallinaLajmeRexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipërisë në Luginën e...

Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipërisë në Luginën e Preshevës

Të ngjajshme

Trump thotë se nëse nuk ka marrëveshje me Iranin, nuk do të ketë më qasje të butë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se një delegacion...

Dalin pamjet, si nisi zjarri që kaploi gjysmën e pallatit në Tiranë?

Janë publikuar pamjet nga momenti i shpërthimit të zjarrit...

Bayerni e fiton titullin e Bundesligës për herë të 35-të në histori, katër xhiro nga fundi

Bayern Munich siguroi titullin në elitën e futbollit gjerman...

Tri pikë diferencë dhe një ndeshje në dorë, City kërcënon fronin e Arsenalit

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të madhe...

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi i ftuar në emisionin “InfoMagazine” në Klan Kosova komentoi mundësinë e hapjes së konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc.

Rexhepi tha se hapja e kësaj konsullate është e domosdoshme në mënyrë që të jetë sa më afër shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Realisht ne si Këshill Kombëtar Shqiptar e përshëndesim kërkesën e ministrit Hoxha për hapjen e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Luginë të Preshevës. Realisht, kjo iniciativë është e vitit 2019, ku ne si KKSH kemi kërkuar me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të hapim konsullatën shqiptare në Luginë të Preshevës dhe kjo kërkesë ishte një motor që i dha tani ministri Hoxha dhe realisht është e domosdoshme e kohës që konsullata e Republikës së Shqipërisë të hapet në Luginë të Preshevës dhe të jetë më afër qytetarëve sepse Lugina e Preshevës është realisht e banuar me shqiptarë në këto troje”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz