BallinaLajmeNga SHBA-ja në Japoni e Bahamas – Top 3 shtetet ku Osmani...

Nga SHBA-ja në Japoni e Bahamas – Top 3 shtetet ku Osmani realizoi vizita me shpenzime të larta gjatë vitit 2025/26

Të ngjajshme

Frank Lampard e inkuadron Coventry në Premierligë pas 25 viteve

Coventry City është skuadra e parë e cila ka...

Tri gola për tri pikë, Interi i afrohet Scudettos

Interi ka marrë një fitore të madhe sonte në...

Mbyllet protesta e PD-së, Berisha: Regjimi u tmerrua sot

Ka përfunduar protesta e Partisë Demokratike në mbrëmjen e...

Mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmani në krye të shtetit u mbyll më 4 prill 2026, duke lënë pas një periudhë të shënuar nga angazhime të shumta politike, përfaqësim ndërkombëtar dhe debat publik.

Gjatë kësaj kohe, përveç rolit institucional, Presidenca funksionoi edhe përmes një stafi të gjerë këshilltarësh e bashkëpunëtorësh, të cilët e shoqëruan në një sërë vizitash zyrtare jashtë vendit, të financuara nga buxheti shtetëror.

Shpenzimet për udhëtimet zyrtare të Presidentes Vjosa Osmani gjatë vitit 2025 kapin vlerën totale prej mbi 34 mijë eurosh, sipas të dhënave të paraqitura për 34 vizita jashtë vendit në periudhën janar–dhjetor.

Të dhënat përfshijnë kostot e akomodimit dhe biletave të udhëtimit në disa shtete, duke dhënë një pasqyrë të detajuar të shpenzimeve sipas destinacioneve, raporton lajmi.net

Udhëtimi më i kushtueshëm i saj ishte ai në Japoni ku shpenzoi në total mbi 8 mijë e 270 euro, pas kësaj ajo kishte udhëtuar edhe në SHBA ku kishte shpenzuar një kosto prej 6 mijë euro për akomodim e mbi 4 mijë euro për bileta të aeroplanit – për të mos e lënë me kaq ish-presidentës udhëtimi dhe akomodimin në Bahamas i kushtoi hiç më pak se 5,200 euro.

Ndërkaq, Osmani shpenzoi më pak në vende si Shqipëria me diku në total 440 euro, në Turqi po ashtu me rreth 400 dhe Bullgari afër 500 euro.

Shpenzimet sipas shteteve (akomodim – udhëtim):

SHBA – mbi 6,000 € për akomodim dhe mbi 3,900 € për bileta; në raste të tjera shpenzimet arrijnë edhe 2,000–3,000 € për udhëtim
Japoni – 8,270.07 € (një ndër shpenzimet më të larta të regjistruara)
Bahamas – mbi 5,200 €

Austri – mbi 1,900 € dhe shpenzime shtesë rreth 300 €
Zvicër – rreth 412–499 €
Hungari – rreth 929 €
Danimarkë – rreth 507–548 €
Slloveni – rreth 451–524 €
Gjermani – mbi 1,500 € dhe raste të tjera rreth 362–495 €
Francë – rreth 746–833 €
Poloni – rreth 881 € (akomodim) dhe mbi 1,100 € (bileta)
Shqipëri – shpenzime më të ulëta, rreth 150–440 €
Bullgari – rreth 478 €
Turqi – rreth 409 €
Finlandë – rreth 928 €
Itali – mbi 1,000 € (akomodim) dhe rreth 702 € (bileta), si dhe një tjetër shpenzim prej 2,254 €
Arabia Saudite – mbi 4,600 €
Belgjikë – rreth 535 €
Malajzi – mbi 2,100 €
Letoni – rreth 2,059 €

Sipas dokumenteve, vetëm për vitin 2025 totali i përgjithshëm i shpenzimeve arrin në 34,452.75 euro, ndërsa një pjesë tjetër prej 32,671.95 euro paraqet një nën-total të ndarë sipas kategorive.

Ndërkohë, për vitin 2026 janë raportuar shpenzime fillestare, ku vetëm për disa udhëtime përfshirë ato Zvicër dhe SHBA janë shpenzuar mbi 5,100 euro për bileta dhe rreth 726 euro për akomodim.

Këto shpenzime lidhen kryesisht me pjesëmarrjen e Presidentes në takime ndërkombëtare, samite dhe vizita shtetërore, ndërsa të dhënat ofrojnë një pasqyrë të detajuar mbi koston e përfaqësimit institucional jashtë vendit.

Përveç Osmanit dhe stafit të saj të shumtë në numër, nga Presidenca gjatë vitit 2025, u paguan edhe 17 mijë 291 euro për bileta të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit për administratën, ish-Presidentët e Kosovës dhe Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Këta gjithashtu shpenzuan edhe 67 mijë e 876 euro në akomodime gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, 19 mijë e 350 euro për karburante si dhe 34 mijë e 184 euro.

Gjithsej, gjatë 2025-ës, këta zyrtarë kanë shpenzuar 138 mijë e 703 euro.

Në organizime protokollare, Presidenca e Kosovës gjatë 2025-ës ka shpenzuar plotë 39 mijë e 815 euro.

Këto shpenzime që paguhen nga buxheti i shtetit, janë marramendëse. Osmani shumë shpesh është kritikuar edhe për luksin që ka krijuar në jetën e saj dhe pasurinë e madhe.

Në deklarimin e pasurisë të vitit 2025, Osmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme në pronësi të saj dhe bashkëshortit të saj rreth 1 milionë euro.

Ajo ka deklaruar banesë në vlerë rreth 60 mijë eurove në pronësi të bashkëshortit, garazh në vlerë rreth 6 mijë euro në pronësi të bashkëshortit, shtëpi në Australi në vlerë 170 mijë euro në pronësi të bashkëshortit, tokë në vlerë 35 mijë euro në pronësi të saj, banim në vlerë 208 mijë euro në pronësi të përbashkët dhe banim në Australi në vlerë 510 mijë euro në pronësi të bashkëshortit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz