Zhgënjimi te Real Madrdid ishte i madh pasi u eliminuan nga Bayern Munich dhe përfunduan ëndrrën për të fituar Champions League për këtë sezon.
Por atë që nuk e bëri skuadra e parë, e bënë djelmoshat e klubit madrilen, shkruan IndeksOnline.
Skuadra U19 e Real Madridit ka arritur në finale të UEFA Youth League, pasi e eliminuan PSG-në.
Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1, derisa ”Los Blancos” triumfuan në ekzekutimin e penalltive, me rezultat 5-4.
Në finale, Real Madrid U19 do të luaj me skuadrën e Club Brugge U19, ndeshja e cila zhvillohet me 20 prill./IndeksOnline/