BallinaLajme“15-vjeçari kishte pësuar arrest kardiak”, detaje të reja nga tragjedia në Ferizaj

“15-vjeçari kishte pësuar arrest kardiak”, detaje të reja nga tragjedia në Ferizaj

Të ngjajshme

Mbyllet protesta e PD-së, Berisha: Regjimi u tmerrua sot

Ka përfunduar protesta e Partisë Demokratike në mbrëmjen e...

Interi tejet i interesuar për yllin e Barcelonës

Barcelona po kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes, pasi...

Mjalta i qetëson edhe ulçerat në gojë

Ulçerat (aftet) në gojë mund të shkaktojnë dhimbje të...

Një nxënës ka humbur jetën rreth orës 15:15, në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Mjekut kujdestar ka bërë të ditur se viktima në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete, duke konstatuar se viktima kishte pësuar arrest kardiak.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku njoftoj se është dërguar për IML.

“Sipas mjekut kujdestar, viktima në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete. Për këtë, ai ka lëshuar raport me shkrim, në të cilin konstatohet se viktima kishte pësuar arrest kardiak dhe është rekomanduar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e autopsisë.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të tij është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është urdhëruar të dërgohet për autopsi në IML-Prishtinë”, ka thënë Veseli./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz