BallinaLajmeNetanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat izraelite do të qëndrojnë...

Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat izraelite do të qëndrojnë në Liban

Të ngjajshme

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se ka rënë dakord për armëpushimin 10-ditor me Libanin.

Kryeministri i Izraelit tha se e mirëpriti pauzën “me qëllim që të përpiqet të përparojë marrëveshjen” e diskutuar gjatë bisedimeve diplomatike në Uashington të martën.

“Ne kemi një mundësi për të arritur një marrëveshje historike paqeje me Libanin”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, Netanyahu nuk do të pajtohej me kërkesën e grupit për t’u tërhequr nga i gjithë territori libanez.

“Ne po mbetemi në Liban në një zonë të zgjeruar sigurie”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte e nevojshme për shkak të “rrezikut të një pushtimi” dhe për të parandaluar zjarrin në Izrael.

Por më parë, Hezbollahu tha se prania e trupave izraelite brenda Libanit i dha vendit dhe popullit të tij “të drejtën për të rezistuar”.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Libani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor, raporton Telegrafi.

Sipas Trump, presidenti i Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu arritën marrëveshjen pasi folën me presidentin amerikan, përcjell Telegrafi.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio tani do të punojnë me të dy vendet “për të arritur një PAQE të Qëndrueshme”, ka bërë të ditur Trump.

Trump më pas përsëriti frazën e tij të përdorur shpesh se ai ka zgjidhur nëntë luftëra dhe se “kjo do të jetë e 10-ta”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz