BallinaJetëKurioziteteZvicra planifikon të kufizojë blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt

Zvicra planifikon të kufizojë blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt

Të ngjajshme

Messi bëhet pronar i Cornella-s, nis një epokë e re për klubin katalanas

Futbollisti argjentinas dhe tetë herë fitues i Topit të...

Lushaku-Sadriu: Të ndalet kapja e Gjykatës Kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Zyrtare: Lionel Messi bëhet pronar i klubit të famshëm

Futbollisti argjentinas dhe fituesi i tetëfishtë i “Topit të...

Gjykata vendos për të akuzuarin që e kërcënoi Alaudin Hamitin – ky është dënimi që mori

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj...

Shtetasit jashtë BE-së dhe EFTA-së pritet të kenë nevojë për leje të posaçme për të blerë shtëpi, si masë kundër mungesës së banesave.

Qeveria zvicerane planifikon të ashpërsojë rregullat për blerjen e pasurive të paluajtshme nga shtetasit e huaj. Sipas një njoftimi të bërë të mërkurën, të huajt do të duhet të marrin një leje të posaçme përpara se të blejnë një shtëpi në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Kjo masë synon të ndihmojë në përballimin e mungesës së banesave në vend. Në këtë kuadër, autoritetet planifikojnë që qasja në blerjen e banesave kryesore për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) – ku bëjnë pjesë Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni – të jetë e mundur vetëm me autorizim të veçantë.

Gjithashtu, Këshilli Federal planifikon të ashpërsojë edhe rregullat për blerjen e shtëpive të pushimit. Kuotat vjetore që u jepen kantoneve për blerjen e këtyre pronave nga shtetas të vendeve të treta do të reduktohen.

Për më tepër, edhe shitjet e pasurive të paluajtshme ndërmjet shtetasve të huaj do t’i nënshtrohen një procedure autorizimi. Këto masa synojnë të kufizojnë presionin në tregun e banesave dhe të përmirësojnë qasjen e banorëve vendas në prona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz