Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se gjatë periudhës së fundit, për shkak të festave zyrtare, është vërejtur një rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë.
Sipas njoftimit, pavarësisht fluksit të shtuar, stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë kohës dhe ka punuar me përkushtim maksimal për ofrimin e shërbimeve mjekësore.
Postimi i plotë:
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin publik se gjatë periudhës së fundit, për shkak të festave zyrtare, është vërejtur një rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë.
Megjithatë, theksojmë se stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë kohës dhe ka punuar me përkushtim maksimal për të ofruar shërbime. Të gjithë pacientët janë trajtuar sipas protokolleve klinike në fuqi dhe asnjë pacient nuk është kthyer pa marrë shërbimin e nevojshëm.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të sigurojë shërbime shëndetësore profesionale për të gjithë qytetarët. Njëkohësisht, kërkojmë mirëkuptim nga pacientët, pasi pas festave zyrtare mund të ketë rritje të fluksit dhe pritje më të gjata se zakonisht./Indeksonline/