BallinaLajmeRasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Të ngjajshme

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin e njehsorëve elektrikë, pas pretendimeve për manipulim përmes tyre.

Nga Prokuroria nuk është bërë e ditur faza aktuale e hetimeve, si dhe nuk janë dhënë detaje për numrin e personave të intervistuar deri më tani. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, deklaroi për Tëvë1.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, është duke zhvilluar hetime dhe po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë ajo.

Hetimet mbeten në zhvillim, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz