BallinaSportPresidenti i Barcelonës paralajmëron ankesë të re në UEFA, lidhur me ndeshjen...

Presidenti i Barcelonës paralajmëron ankesë të re në UEFA, lidhur me ndeshjen e mbrëmshme

Të ngjajshme

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Barcelona nuk po i ndal ankesat pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Presidenti i skuadrës katalanase, Joan Laporta, ka paralajmëruar një ankesë të re në UEFA, pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Atletiko Madridit, pasi nuk pajtohet me disa vendime të gjyqtarit, Clement Turpin, shkruan IndeksOnline.

“Unë pres që do të bëjmë një ankesë të re, sepse ajo që na ndodhi dje edhe një herë është e papranueshme.

Ka vendime që kanë dëmtuar shumë interesat e Barcelonës, dhe kjo është diçka që nuk mund të tolerohet. Është zhgënjim. Ajo që na bënë është turp, nuk është diçka që mund ta pranojmë dhe të ecim përpara.”, ka deklaruar Laporta.

“Në ndeshjen e parë, nuk morëm një penallti të pastër dhe morëm një karton të kuq kur duhej të ishte i kuq për shkak të faullit të Pau Cubarsi-t.

Pastaj mbrëmë, kartoni i kuq për Eric García ishte i gabuar. Koundé ishte aty gati për të fituar topin. Ai nuk ishte lojtari i fundit. Gjithashtu, ishte vendim i gabuar të anulohej goli i dytë i Ferran dhe pati një penallti ndaj Dani Olmo. Fermín mori një prerje të madhe në fytyrë dhe as karton të verdhë”, shtoi tutje Joa Laporta.

Kujtojmë që Barcelona ka bërë ankesë në UEFA edhe për ndeshjen e parë ndaj Atletiko Madridit, ndaj gjyqtarit kryesor, Istvan Kovacs dhe gjyqtarit në VAR, Christian Dingert./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz