BallinaLajmeMarrëveshja eventuale LDK-VV, Hykmete Bajrami: Qëndrimi im dihet prej 6 vjetësh!

Marrëveshja eventuale LDK-VV, Hykmete Bajrami: Qëndrimi im dihet prej 6 vjetësh!

Të ngjajshme

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar raportimet e fundit për një marrëveshje eventuale ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Ajo theksoi se qëndrimi i saj është i njohur prej vitesh dhe se nuk ka informacion konkret për zhvillimet e fundit.

“Jo, nuk kam asnjë informacion. Nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Ju e dini shumë qartë opinionin tim prej gjashtë vjetësh,” ka deklaruar Bajrami për Indeksonline.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka paralajmëruar intensifikimin e takimeve me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Megjithatë, detajet e këtyre takimeve nuk janë bërë publike.

Sipas raportimeve, bisedimet mes Kurtit dhe Abdixhikut janë fokusuar jo vetëm te çështja e presidentit, por edhe te ndarja e posteve të tjera institucionale, përfshirë edhe pozitën e kryetarit të kuvendit. 21-ta ka raportuar se Lutfi Haziri pritet të emërohet kryeparlamentar i Republikës.

Ndërkaq, kandidati për president dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura e tij, për t’i hapur rrugë Albulena Haxhiut. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz