Edon Zhegrova nuk e ka të ardhmen te Juventusi.
Anësori kosovar nuk po gjen hapsira të mjaftueshme nga trajneri Luciano Spalletti, dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari karrierën mund ta vazhdoj në kampionatin turk.
Sipas raportimeve të mediave turke dhe italiane, skuadra e Besiktashit është e interesuar për transferimin e Zhegrovës, i cili shihet si pasues i futbollistit tjetër kosovar, Milot Rashica.
Juventuesi e transferoi Edon Zhegrovën verën e kaluar nga skuadra e Lille për 15 milionë euro, por mosaktivizimi i tij ka bërë që ai të gjej një klub të ri, derisa Juventusi i gatshëm të shes sulmuesin kosovar./IndeksOnline/