Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.
Pas një pune hetimore në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka realizuar një plan taktik në Ferizaj ku ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë.
Janë kontrolluar katër shtëpi banimi me objektet përcjellëse të tyre dhe në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 17.910 gramë, dy vetura, nëntë telefona, dy Ipad dhe dy DVR.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/