BallinaSport“A jemi në oborrin e shkollës fillore?”, Keane kritikon Martinezin: I...

“A jemi në oborrin e shkollës fillore?”, Keane kritikon Martinezin: I lë shokët e skuadrës në lloç…!

Të ngjajshme

Hamasi refuzon çarmatimin e Gazës, bllokohen negociatat për fazën e dytë të paqes

Hamasi ka hedhur poshtë planin për çarmatimin e Gazës,...

Meloni pezullon marrëveshjen ushtarake mes Italisë dhe Izraelit

Italia ka pezulluar një marrëveshje mbrojtjeje me Izraelin për...

Filmi ‘‘DUA’’ përzgjidhet për në Kanë, premierën do ta ketë në Semaine de la Critique

Filmi ‘’DUA’’ i cili është bashkëprodhim i Kosovës, Francës...

Macron kërkon rifillimin e bisedimeve SHBA–Iran për të shmangur përshkallëzimin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për rifillimin...

I vazhdohet mandati shefit të AKI-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë...

Manchester Unitedi u mposht mbrëmë 1:2 nga Leeds Unitedi në “Old Trafford”, në një ndeshje të Premier League që u ndikua ndjeshëm nga një karton i kuq vendimtar për Lisandro Martinez.

Skuadra vendase u gjend shpejt në disavantazh dhe çdo përpjekje për rikthim u godit rëndë pas përjashtimit të mbrojtësit argjentinas, një moment që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe la ekipin në vështirësi të mëdha, shkruan Indeksonline

Pas përfundimit të takimit, Roy Keane reagoi ashpër, duke kritikuar jo vetëm incidentin, por edhe mentalitetin e skuadrës:

“Jam duke e parë këtë dhe jam i habitur plotësisht. Je duke humbur 2-0 në ‘Old Trafford’ ndaj Leeds, në një ndeshje ku duhet të tregosh karakter dhe krenari, dhe mbrojtësi yt kryesor përjashtohet sepse i tërheq bishtin e flokëve Dominic Calvert-Lewin. A jemi në një oborr shkolle fillore? Dëgjoj njerëz që justifikohen, duke thënë se ishte një tërheqje e lehtë dhe që VAR nuk duhej të ndërhynte. Nuk më intereson as nëse po përpiqej t’ia bënte gërshet! Është një budallallëk i pabesueshëm. I ke lënë shokët e skuadrës në momentin kur kishin më shumë nevojë për ty.”

Ai paralajmëroi edhe për pasojat në ndeshjet e ardhshme:

“Shikoni situatën ku e kanë futur veten tani. Luajnë me Chelsean të shtunën. Nëse paraqiten me këtë mentalitet të dobët, Liverpool dhe Aston Villa do të kënaqen, dhe United do ta gjejë veten në vendin e pestë deri të dielën në mbrëmje duke pyetur çfarë ndodhi. Je Manchester United, po mundesh plotësisht në shtëpinë tënde nga Leeds, dhe mbrojtësit e tu merren me tërheqje flokësh. Është një turp i madh. Do të më vinte turp të shikoja veten në pasqyrë pas kësaj”, u shpreh legjenda Keane

Kujtojmë që “Djajtë e Kuq” janë në pozitën e tretë me 55 pikë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz