BallinaLajmeRrahmani: Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma...

Rrahmani: Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Kurtit

Të ngjajshme

“Përqindjen qysh e ki”, si arsyetohet Mehemtaj kur ballafaqohet me audio-incizimet

Komuna e Prishtinës, në vitin 2013, kishte marrë vendim...

Nisin punimet në rrugën rajonale Mushtisht-Delloc

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Irani planifikon mekanizëm të ri për tarifa tranziti në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka hartuar një mekanizëm për të rregulluar trafikun...

Deputeti nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani me anë të një postimi ka kritikuar ashpër Rron Gjinovcin dhe Shkëlzen Gashin, dy aktivistët që janë pro Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Rrahmani në postimin e bërë tha se këta dy aktivistë janë fytyra dhe forma e qeverisjes së Kurtit.

“Rroni dhe Xeni përfaqësojnë modelin se si Albini e sheh shoqërinë tonë, njerëz që mbështesin degjenerimin, marrin pjesë në parada dhe bëhen pjesë e organizimeve të tilla, janë kundër familjes tradicionale, shfaqin nostalgji për Jugosllavinë dhe angazhohen për rikthimin e atij sistemi, duke sfiduar vlerat e luftës.”, tha Rrahmani ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit. Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë.

Rroni dhe Xeni përfaqësojnë modelin se si Albini e sheh shoqërinë tonë, njerëz që mbështesin degjenerimin, marrin pjesë në parada dhe bëhen pjesë e organizimeve të tilla, janë kundër familjes tradicionale, shfaqin nostalgji për Jugosllavinë dhe angazhohen për rikthimin e atij sistemi, duke sfiduar vlerat e luftës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz