BallinaLajmeKosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen vizat për pasaportat diplomatike dhe...

Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen vizat për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Të ngjajshme

Korrupsioni në Kiev: Rrezik për Zelenskyn?

Skandali i korrupsionit në Ukrainë po zgjerohet. Organet antikorrupsion...

“Kosova ka nevojë për secilin prej jush”, Musliu-Shoshi thirrje për mërgimtarët

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë...

Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një...

KQZ miraton fletëvotimin për votimin me postë jashtë Kosovës, kështu do të duket

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kosova dhe Kolumbia kanë shënuar një hap të ri në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, përfshirë heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Gjatë një takimi zyrtar, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti homologen e tij nga Kolumbia, Paula Andrea Cerón Arboleda, me të cilën riafirmuan përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast, palët nënshkruan:

Marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare;

Marrëveshjen për konsultime politike ndërmjet ministrive të jashtme;

Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet akademive diplomatike.

Sipas njoftimit zyrtar, këto marrëveshje synojnë të forcojnë lidhjet institucionale dhe të avancojnë bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë.

Gjatë takimit u diskutua edhe mundësia e liberalizimit të vizave për mbajtësit e pasaportave të rregullta. Pala kosovare i dorëzoi asaj kolumbiane një draft fillestar për këtë çështje, duke shënuar një hap konkret drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve.

Po ashtu, palët u pajtuan që së shpejti të mbahet raundi i parë i konsultimeve politike në Prishtinë, me synim konkretizimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm.

Në kuadër të vizitës në Kolumbi, Ahmeti zhvilloi takime edhe me përfaqësues të institucioneve të tjera, përfshirë zëvendësministrin e Mbrojtjes Nacionale, Javier Baquero, ku u diskutua bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjithashtu, ai u takua me përfaqësues të ministrive të kulturës, arsimit, sportit dhe bujqësisë, ku u identifikuan mundësi konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit.

Vizita në Kolumbi përmbylli një tur diplomatik në rajon, gjatë të cilit u nënshkruan gjithsej gjashtë marrëveshje, duke forcuar praninë dhe partneritetet e Kosova në Amerikën Latine./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz