BallinaLajmeKomuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do të hiqet...

Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do të hiqet tabela e ekspozitës për masakrat

Të ngjajshme

Sulmoi prindin, arrestohet djali në Gjakovë

Një person është arrestuar mesnatën e së premtes pasi...

Prishtinë: Dy këmbësorë të lënduar dhe dy persona të arrestuar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në Prishtinë, ku dy...

Agjenti i Bernardo Silvas në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka pasur shumë sukses duke shfrytëzuar tregun e...

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të organizojnë një aksion për heqjen e tabelës së vendosur në sheshin qendror të Prishtinës për masakrat e ndodhura në Kosovë.

Kjo pasi në ekspozitë janë evidentuar gabime të shumta dhe pasaktësi.

“Ju njoftojmë se sot, me datë 28.03.2026, duke filluar nga ora 10:00, ekipet e Kryeqytetit do të ndërmarrin aksionin për heqjen e tabelës së ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”.Ky veprim vjen pas vendimit të Kryetarit të Kryeqytetit z. Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë ekspozitë ka reaguar edhe kreu i Komunës, Perparim Rama, duke deklaruar se s’ka vend në kryeqytet një ekspozitë e tillë me gabime.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz