BallinaLajmeKosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, synohet liberalizimi edhe për...

Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, synohet liberalizimi edhe për qytetarët

Të ngjajshme

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjyqtari i rastit ka vendosur të mbyllë për publikun...

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke...

Rubio mbërrin në Francë me mesazh për G7-n: Bëni më shumë rreth Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Francë...

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë bërë një hap të ri në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënshkruar një marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që theksoi gatishmërinë e të dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin dhe lidhjet diplomatike, transmeton lajmi.net.

Para nënshkrimit, gjatë një takimi dypalësh, përfaqësuesit e të dy shteteve kanë diskutuar edhe për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave për mbajtësit e pasaportave të rregullta. Po ashtu, në fokus të bisedimeve kanë qenë edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, arsimi i lartë dhe turizmi.

Palët janë pajtuar gjithashtu që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të zhvillohet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

Postimi i plotë: 

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare me Panamanë; nisin diskutimet për liberalizimin edhe për pasaportat e rregullta
Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, përmes nënshkrimit të marrëveshjes për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.
Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike.
Gjatë takimit dypalësh që i parapriu nënshkrimit, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.
Po ashtu, u dakordua që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz