BallinaLajmeSami Lushtaku arrin në Stacionin Policor në Skenderaj për intervistim, qindra qytetarë...

Sami Lushtaku arrin në Stacionin Policor në Skenderaj për intervistim, qindra qytetarë të pranishëm (VIDEO)

Të ngjajshme

Skenderaj – Sami Lushtaku ka arritur sot në Stacionin Policor të Skenderajt, ku është ftuar për intervistim lidhur me incidentin e raportuar me Hysni Mehanin.
Sipas raportimeve të Drenica Press, para objektit të policisë janë mbledhur një numër i madh qytetarësh, të cilët kanë qëndruar në përkrahje të Lushtakut. Në vendngjarje raportohet se ishin të pranishëm edhe përfaqësues politikë, deputetë, si dhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK), së bashku me familjarë të tij.
Me arritjen e Lushtakut në stacionin policor, të pranishmit kanë brohoritur “Sami Lushtaku” dhe “UÇK”, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe me praninë e madhe të qytetarëve në zonë.
Autoritetet policore ende nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth intervistimit apo rrjedhës së procedurës.

Kliko linkun per video

https://www.facebook.com/share/v/1U4wh1y8wb/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz