BallinaLajmeSami Lushtaku reagon pas ftesës për intervistim: Unë i përgjigjem Republikës, kombit...

Sami Lushtaku reagon pas ftesës për intervistim: Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit

Të ngjajshme

Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Policia e Kosovës ka liruar para pak minutash zëdhënësin...

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë goditi...

Sami Lushtaku ka lëshuar një deklaratë zyrtare në profilin e tij zyrtar në Facebook, pak para hyrjes në stacion policor në Skenderaj, ku do të intervistohet rreth incidentit të djeshëm me Hysni Mehanin e LVV-së.

Lushtaku thotë se ai i përgjigjet Republikës dhe drejtësisë, duke i respektuar institucionet, transmeton IndeksOnline.

“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit.

Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë.

I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka.

Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës.

Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!” shkroi Lushtaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz