BallinaLajmeAleanca për Ardhmërinë e Kosovës nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në gjithë vendin

Të ngjajshme

Osmani mesazh për “Dardanët”: Ta shkruajmë historinë drejt Botërorit 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar para ndeshjes...

FOX: Kosova bashkohet me 30 vende për të mbrojtur kalimin e anijeve në Hormuz

Kosova është bërë pjesë e një grupi ndërkombëtar prej...

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Ramush Haradinaj ka njoftuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur mbledhjen e 180-të të Këshillit të Përgjithshëm, ku është vendosur vazhdimi i procesit të brendshëm zgjedhor në parti.

Sipas njoftimit, ky proces, i cili ishte pezulluar më 6 mars 2026, do të rifillojë më 27 mars dhe do të përfundojë më 24 maj 2026, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të AAK-së, transmeton lajmi.net.

Haradinaj bëri të ditur se të gjitha degët e partisë në nivel vendi janë udhëzuar që të nisin përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me rregullat dhe aktet e brendshme të subjektit politik.

Ai theksoi se procesi zgjedhor i brendshëm nuk ka vetëm karakter organizativ, por synon edhe afrimin me qytetarët, reformimin e partisë dhe fuqizimin e strukturave të saj, me qëllim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të AAK-së në gjithë vendin.

Postimi i plotë: 

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës sot ka mbajtur mbledhjen e 180-të, në të cilën ka vendosur për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, proces ky i pezulluar më 6 mars 2026.
Konform vendimit të datës 12 shkurt 2026, procesi i brendshëm zgjedhor rifillon më 27 mars 2026 dhe përfundon më 24 maj 2026, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të AAK-së.
Prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës.
Ky është njëkohësisht proces i afrimit me qytetarët, i reformës së brendshme në parti dhe i fuqizimit të strukturave, me synim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të Aleancës në gjithë vendin./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz