BallinaLajmeOsmani: Epopeja e Dukagjinit është kujtesë dhe testament i sakrificës, guximit dhe...

Osmani: Epopeja e Dukagjinit është kujtesë dhe testament i sakrificës, guximit dhe vendosmërisë për liri

Të ngjajshme

Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin

Amir Rrahmani duket se ka kaluar më shpejtë se...

Bajrami: Nëse vendi shkon në zgjedhje fajin qartazi e ka Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami,...

Drejtësia ende sfidë për viktimat e dhunës seksuale

Sfidë e veçantë mbetet çështja e viktimave të dhunës...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 28 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Ajo ka thënë se kjo Epope është një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës sonë për liri, shkruan lajmi.net.

“Më 24 mars 1998, në Gllogjan, Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi betejën frontale në këtë zonë, duke u përballur me guxim me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, të cilat kishin rrethuar fshatin dhe në mënyrë të veçantë familjen Haradinaj, e cila u bë simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri. Në atë ditë të lavdishme, ranë për liri dëshmorët Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj, duke u bërë përjetësisht pjesë e historisë sonë kombëtare”, ka shkruar Osmani .

Ajo ka thënë se Epopeja e Dukagjinit është kujtesë dhe testament i sakrificës, guximit dhe vendosmërisë për liri.

“Ajo mbetet frymëzim i përhershëm për brezat që ta ruajmë dhe forcojmë shtetin, të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!”, ka shtuar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz