BallinaLajmeNovus pret Zëvendës Ambasadorin Gjerman në prag të zgjerimit në tregun evropian

Novus pret Zëvendës Ambasadorin Gjerman në prag të zgjerimit në tregun evropian

Të ngjajshme

Novus ka pritur zëvendës ambasadorin gjerman, Christian Böttcher, në një vizitë ku u diskutua roli i ekosistemit teknologjik të Kosovës në fushën e sigurisë kibernetike dhe inovacionit digjital.

Zëvendës Ambasadori u prit nga menaxhmenti i Novus, Pleurat Halili dhe Leonora Mehmetaj Hajdini, të cilët prezantuan vizionin e kompanisë dhe zgjerimin e saj në tregjet evropiane.

Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për Novus, pasi kompania ka hapur zyrë të re në Mynih, duke shënuar një hap të ri në zgjerimin drejt tregut gjerman dhe evropian.

Gjatë takimit, u prezantua puna e Novus si partner në siguri kibernetike dhe teknologji, duke mbështetur biznese dhe institucione në forcimin e infrastrukturës digjitale dhe transformimit të tyre. Me mbi 150 projekte të realizuara në Evropë, Azi dhe Afrikë, Novus vazhdon të ndërtojë mbi përvojën e saj ndërkombëtare.

Me zyra në Prishtië, Tiranë, Shkup dhe tashmë në Mynih, Novus po lidh ekspertizën rajonale me kërkesën në tregjet evropiane, duke u pozicionuar si partner i besueshëm në sigurinë kibernetike dhe shërbimet digjitale.

Diskutimi theksoi edhe rëndësinë e zhvillimit të talenteve, rritjes së bazuar në inovacion dhe forcimit të lidhjeve mes sektorit teknologjik të Kosovës dhe tregjeve evropiane.

Vizita u mundësua nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV). /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz