Kryeministri i vendit, Albin Kurti festoon sot ditëlindjen.
E pikërisht në këtë ditë, deputeti i Listës Guxo, Fatos Geci vendosi që t’i thurte disa vargje për të.
Geci e përshkroi Kurtin si njëri të komunikueshëm e shumë të përkushtuar.
Ai tha se Kurti ndahlet dhe u flet pavarësisht kohës dhe se është shumë i butë dhe i hareshëm, trasnemton lajmi.net.
“Si deputet i grupit parlamentar të VV-së, do të qëndroj besnik ndaj jush, ashtu siç është edhe kryetarja Donika Gërvalla, deri në frymën e fundit, me ju, sepse shqiptaria nuk ka lider më të mirë.”.
Postimi i plotë:
Urime ditëlindjen, Kryeministri ynë!
Të njohësh nga afër Kryeministrin, të komunikosh me të dhe të shprehësh ndonjë shqetësim ndalet me shumë përkushtim, të dëgjon, të kupton dhe të jep përgjigje me shumë saktësi e mirëkuptim.
Sa herë e shohim në rrugë apo në hollët e Kuvendit, ndalet dhe na flet, pavarësisht kohës. Sa herë mbajmë mbledhje, kërkon shumë punë nga secili, e veçanërisht nga ministrat.
Kur kemi kohë të lirë, është shumë i butë, jashtëzakonisht i hareshëm, i buzëqeshur dhe shumë i dashur; kjo të bën ta duash edhe më shumë. Thjeshtësia e bën edhe më madhështor.
Si deputet i grupit parlamentar të VV-së, do të qëndroj besnik ndaj jush, ashtu siç është edhe kryetarja Donika Gërvalla, deri në frymën e fundit, me ju, sepse shqiptaria nuk ka lider më të mirë.
Urime, Kryeministër Albin Kurti, dhe festofsh gjithmonë! ./Lajmi.net/