BallinaLajmeArsimi dhe shëndetësia paralele, Orav: Zgjidhja s’është shumw afër, Sorensen do të...

Arsimi dhe shëndetësia paralele, Orav: Zgjidhja s’është shumw afër, Sorensen do të punojë që të jetë e pranueshme për të gjithë

Të ngjajshme

Kriza politike, “GLPS”: Viti 2025 ka qenë vit i humbur për Kosovën

Liridon Salihi nga organizata “GLPS” e ka komentuar draft...

Hekuran Kryeziu publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjet e muajit mars

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu ka publikuar listën...

Vedat Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme ndaj Elches

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Elche CF...

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, i cili do të përfundojë mandatin në Kosovë këtë muaj, në një intervistë të përgjithshme për gazetarë në Kosovë ka folur edhe për çështjen e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës.

Orav ka thënë se për këto dy çështje duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare përmes Dialogut dhe se me këtë do të merret emisari, Peter Sorensen.

Megjithatë Orav ka sqaruar se s’mund të pritet ndonjë zgjidhje shumë shpejt dhe se duhet kohë për procesin.

“Sigurisht që ne duam që shëndetësia, arsimi dhe të gjitha ato struktura të mbijetojnë. E përsëris, këto janë aktualisht struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes dialogut. Sigurisht që një ditë do të ketë një zgjidhje. Ajo ditë nuk është shumë afër sepse procesi kërkon kohë, është një çështje shumë e vështirë dhe komplekse. Por dua t’ju siguroj se kjo është në duart e sigurta të Bashkimi Evropian, në duart e Peter Sorensen – dhe ai do të merret me këto çështje në mënyrë që të arrijë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.”, ka thënë Orav.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz