back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaSportVjen përgjigjja e parë nga organizatorët rreth dyshimeve për zhvillimin e Kupës...

Vjen përgjigjja e parë nga organizatorët rreth dyshimeve për zhvillimin e Kupës së Botës

Të ngjajshme

Në QKUK relizohet shtatzënia e parë me IVF

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në...

Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese në lidhje me dekretin e Osmanit

Presidenca e Kosovës ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese,...

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë,...

Vetura godet motorristin në Fushë Kosovë, policia në vend të ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në...

Drejtuesit e organizimit të Kupës së Botë kanë reaguar për herë të parë ndaj dyshimeve dhe diskutimeve që janë ngritur së fundmi për zhvillimin e turneut.

Pavarësisht konflikitit në Lindjen e Mesme, Kampionatit Botëror pritet të mbahet rregullisht, shkruan IndeksOnline.

Drejtori operativ i turneut, Hermo Schirgi, deklaroi se Kupa e Botës mbetet një ngjarje madhore globale dhe organizatorët janë duke monitoruar çdo zhvillim, ndërsa punojnë ngushtë me partnerët për të garantuar mbarëvajtjen e saj.

“Botërori është një event shumë i madh dhe sigurisht që do të zhvillohet. Situata është në evoluim të përditshëm dhe ne po e monitorojmë me vëmendje, duke bashkëpunuar me partnerët tanë për të arritur në një zgjidhje. Shpresojmë që të gjitha ekipet që janë kualifikuar të mund të marrin pjesë”, u shpreh Schirgi.

Ai theksoi gjithashtu se turneu i ardhshëm pritet të jetë një moment i veçantë për futbollin botëror, duke rikujtuar se kjo garë ka fuqinë të bashkojë njerëzit në të gjithë botën.

Sipas tij, Kupa e Botës, që do të zhvillohet në United States, Mexico dhe Canada, pritet të jetë një turne i veçantë dhe me rëndësi globale.

“Do të jetë diçka shumë speciale. Është një event global që i bashkon të gjithë, siç e pamë edhe në FIFA World Cup 2022 në Qatar dhe në FIFA World Cup 2018 në Russia. Duke marrë në konsideratë gjendjen aktuale të botës, kjo do të jetë një mundësi shumë e madhe për të bashkuar njerëzit përmes sportit”, përfundoi ai./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz