BallinaBotëIzraeli pretendon se ka goditur kompleksin iranian për zhvillim të armëve bërthamore

Izraeli pretendon se ka goditur kompleksin iranian për zhvillim të armëve bërthamore

Të ngjajshme

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një kompleks për zhvillimin e armëve bërthamore, në Teheran të Iranit, shkruan BBC.

Sipas njoftimit, goditja është bërë gjatë sulmeve në ditët e fundit, transmeton IndeksOnline.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë se kompleksi ‘Taleghan’ u përdor nga regjimi iranian – për të avancuar aftësitë kritike për zhvillimin e armëve bërthamore.

“Vendndodhja u përdor për të zhvilluar eksplozivë dhe për të kryer eksperimente për një program të fshehtë të zhvillimit të armëve bërthamore, në vitet 2000”, thotë IDF-ja.

Nga ana tjetër, tre anije të tjera mallrash u sulmuan në Gjirin Persik.

Në sulmet e fundit ndaj anijeve, dy anije cisternë u goditën nga një predhë e panjohur, pranë Irakut, ndërsa një anije kontejnerësh u godit nga një predhë, pranë Emirateve të Bashkuara Arabe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz