back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaSportPortieri i Tottenhamit e thyen heshtjen pas gabimeve amatoreske që i bëri...

Portieri i Tottenhamit e thyen heshtjen pas gabimeve amatoreske që i bëri mbrëmë

Të ngjajshme

Portieri i Tottenhamit e thyen heshtjen pas gabimeve amatoreske që i bëri mbrëmë

Portieri çek i Tottenham Hotspur, Antonín Kinský, ka reaguar...

Bodo/Glimt kjo befasi e Champions League, fiton thellë ndaj Sportingut

Skuadra norvegjeze Bodø/Glimt ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse...

Rezoluta e PE-së për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor që dy vendet të ecin përpara

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të mërkurën në...

E pazakontë, aktori zbulon se çfarë dëgjon gjatë se*ksit

Harrison Ford zbuloi një detaj të pazakontë nga jeta...

Tahiri: Kurti i frikësohet zgjedhjeve, po e sheh fuqinë e Vjosa Osmanit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në ”Click” të RTV21...

Portieri çek i Tottenham Hotspur, Antonín Kinský, ka reaguar për herë të parë pas mbrëmjes së vështirë në Madrid. gati 24 orë pas ndeshjes së rëndë në “Metropolitano Stadium” kundër Atlético Madridit.

Portieri 22-vjeçar e ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, përcjell “Gazeta Express”.

“Faleminderit për mesazhet. Nga ëndrra në makth, për të ëndërruar sërish. Shihemi”, ishte mesazhi i tij në Instagram, i shoqëruar me një foto ku ai shihet i gjunjëzuar dhe i zhgënjyer pas golit të tretë të pësuar nga skuadra e tij.

Portieri çek ishte zgjedhur titullar nga trajneri Igor Tudor për ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Champions League.

Vendimi erdhi edhe për shkak të kritikave të fundit ndaj portierit tjetër të Spurs, Guglielmo Vicario.

Megjithatë, ndeshja u kthye shpejt në një makth për Kinskyn.

Pas vetëm një çerek ore loje dhe me rezultatin 3-0 për ekipin spanjoll, pas dy gabimeve të rënda të portierit, Tudor vendosi ta zëvendësojë menjëherë, një vendim që shkaktoi shumë diskutime.

Kinsky, i lindur në vitin 2003, u transferua te Tottenham në janar 2025 për rreth 16.5 milionë euro dhe deri tani ka regjistruar 13 paraqitje me klubin londinez.

Kontrata e tij me Spurs është e vlefshme deri më 30 qershor 2029.

Me gjithë mbrëmjen e vështirë në Madrid, mesazhi i tij e tregon qartë dëshirën për t’u rikthyer më i fortë dhe për të vazhduar të luftojë për vendin e tij në portën e Tottenhamit. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz