BallinaSportIu kthye futbollit pas dy vjetësh për ta ndihmuar Bolivinë drejt Botërorit,...

Iu kthye futbollit pas dy vjetësh për ta ndihmuar Bolivinë drejt Botërorit, por trajneri s’e ftoi legjendën!

Të ngjajshme

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e...

Arben Vitia: Pagesa për specializantet lehona, hap i ri për përfundimin e specializimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komentuar vendimin e...

Mbi 1 milion makina të regjistruara në Shqipëri, 35% e tyre qarkullojnë në Tiranë

Tregu i mjeteve rrugore në Shqipëri vijon të zgjerohet...

Përjashtim i bujshëm për Marcelo Moreno Martins.

Legjenda e Kombëtares së Bolivisë, i cili u rikthye në fushë në shkurt pas tërheqjes në vitin 2024 për të provuar ta ndihmojë kombëtaren drejt kualifikimit në Botërorin 2026 përmes “play-off”-it, nuk është ftuar nga trajneri Óscar Villegas për ndeshjen kundër Surinames, e vlefshme për gjysmëfinalen e mini-turneut që do ta vendosë kualifikimin e mundshëm.

Një vendim që e ka habitur lojtarin dhe ka ndezur polemika në vend, shkruan “Gazeta Express”.

Villegas kishte lënë të kuptohej edhe në ditët e fundit se Martins kishte nevojë për më shumë minuta në fushë për t’u vlerësuar si duhet.

“Nëse më pyesni për Marcelo Martins, për momentin nuk është i ftuar për ndeshjen”, kishte deklaruar trajneri, duke e konfirmuar më pas mungesën në listën zyrtare të publikuar të hënën.

Trajneri shpjegoi se minutat e pakta të sulmuesit me klubin bolivian Oriente Petrolero, ku Martins u rikthye në shkurt 2026, nuk janë të mjaftueshëm për një vlerësim të plotë.

“Duhet ta shohim të luajë 90 minuta dhe në një nivel shumë të lartë”, shtoi ai.

I lindur në vitin 1987, Martins e kishte veshur fanellën e Bolivisë nga viti 2007 deri në 2023, duke u tërhequr më pas në vitin 2024 pas një periudhe të shkurtër te Cruzeiro EC pa luajtur asnjë ndeshje.

Rikthimi i tij ishte motivuar pikërisht nga mundësia për të marrë pjesë në Kupën e Botës, por koha për ta bindur trajnerin duket se ka qenë shumë e shkurtër.

Mos-ftesa ka shkaktuar reagime edhe në rrjetet sociale.

Vëllai i tij, Marlon Martins, publikoi një mesazh surprizë: “Vamos Suriname”, një mbështetje e qartë për ekipin që do të përballet me Bolivinë dhe një shenjë e habisë dhe zhgënjimit për përjashtimin e Marcelos.

Situata e ka hapur një debat të madh në Bolivi rreth vendimit të trajnerit dhe rolit që mund të kishte ende një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Kombëtares. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz