back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeKurti kujton demonstratat e 81-tës: Ngjarje kyçe në historinë politike të Kosovës

Kurti kujton demonstratat e 81-tës: Ngjarje kyçe në historinë politike të Kosovës

Të ngjajshme

Gjesti shoqërohet në Polici, dyshohet se u zu me armë

Artisti kosovar, Besart Kelmendi- Gjesti është shoqëruar në statcionin...

Identitet dhe dizajn modern, zbulohen fanellat e reja të Kombëtares shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Macron prezantojnë uniformat...

Goditet një mororrist në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar demonstratat masive të studentëve të Universitetit të Prishtinës 45 vite më parë, saktësisht më 11 mars të vitit 1981.

Ai ka thënë se këto demonstrata erdhën si një organizim i gjerë i nisur nga studentët, që një javë më parë, më 4 mars, kishin kundërshtuar kushtet e këqija në mensën e universitetit, por që protesta e tyre ishte ngritur në nivel artikulimesh politike.

“11 marsi i vitit 1981, ishte ditë e mërkure sikur sot. Mijëra njerëz nga tërë Kosova u përgjigjen në thirrjen studentëve të Universitetit të Prishtinës për të protestuar. Mes tyre, organizatorët dhe artikuluesit e kërkesave, përgjithësisht ishin aktivistë të organizatave të fshehta politike. Kërkesat e tyre përmbledheshin pas parullës “Kosova Republikë”, e shkruar shkurtimisht edhe si “KR”, që ishte kërkesa e shqiptarëve brenda Jugosllavisë për Kosovën si republika e shtatë në kuadër të Federatës. Demostrata e 11 marsit, u pasua nga demostrata gjithëpopullore më 26 mars, si dhe me 1 dhe 2 prill 1981, që asaj stine ia dhanë epitetin e Pranverës ‘81, si stinë e kryengritjes politike dhe rizgjimit kombëtar të shqiptarëve nën Jugosllavi”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se demonstratat e shqiptarëve në vitin 1981 janë ndër ngjarjet kyçe në historinë politike të Kosovës, e që ka thënë se ishin organizim i indinjatës qytetarë dhe i revoltës së shqiptarëve si një populli që nën Jugosllavi ishte i shtypur dhe i nënpërfaqësuar politikisht, i diskriminuar etnikisht dhe i shfrytëzuar ekonomikisht.

“Demostratat e vitit 1981 u shtypën dhunshëm nga policia jugosllave, pasuar nga mijëra arrestime, ndalime arbitrare, gjyqe politike dhe verdikte që rezultuan me mijëra të burgosur e vite të shumta dënimesh me bug. Por demostratat e pranverës së vitit 1981, e futën organizimin politik të shqiptarëve në Jugosllavi në një kahje të re, që kulmoi me rezistencën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u bashkëorganizuan shumë nga ata që kishin qenë të organizuar edhe më 1981. Sot në 45 vjetorin e demostratave të vitit 1981, duke i kujtuar ato ngjarje dhe zhvillime historike, i kujtojmë me mirënjohje të gjithë individët dhe grupet që i dhanë jetë atij zhvillimi politik me ngjarje historike dhe të gjithë brezat që u përbashkuan te demostratat e vitit 1981”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz