back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaSportTrajneri i Newcastlet për ndeshjen ndaj Barçës: Ndeshja më e madhe në...

Trajneri i Newcastlet për ndeshjen ndaj Barçës: Ndeshja më e madhe në historinë tonë

Të ngjajshme

Hansi Flick e jep përkrahjen e tij ndaj Decos, pas komenteve të Xavit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur me shumë...

Alby ‘ndez’ rrjetet sociale me imazhin e fundit

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby The...

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur...

Të martën, Barcelona dhe Newcastle United përballen në “St James’ Park” në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-es së Ligës së Kampionëve.

Katalanasit janë favoritë të mëdhenj për të kaluar në çerekfinale, edhe pse do të përballen me një skuadër që ka gjithçka në lojë.

Ka qenë një sezon i vështirë për Newcastlen, të cilët u eliminuan nga FA Cup të shtunën nga Manchester City.

Ata po hasin vështirësi edhe në Premierligë, që do të thotë se Liga e Kampionëve mund të jetë e vetmja shpresë në një sezon të dobët.

Trajneri Eddie Howe e sheh kështu, teksa foli për ndeshjen pas humbjes ndaj Man City, sipas “Sport”: “Ne kemi ndeshjen më të madhe në historinë tonë në një kohë shumë të shkurtër. Nuk kemi qenë kurrë në këtë pozicion në Ligën e Kampionëve, dhe është kompeticioni më i mirë që ekziston”.

Barcelona nuk do të përballet vetëm me lojtarët e Newcastlet të martën, por edhe me tifozët e tyre.

“St James’ Park” është një stadium i njohur si shumë i vështirë për çdo ekip mysafir, dhe Howe dëshiron që tifozët të jenë “lojtar i 12-të”.

“Ne kemi nevojë që tifozët të ndiejnë si ne. Duhet të gjejmë energjinë për të ngritur performancën tonë në një nivel që ndoshta nuk e kemi parë këtë sezon, sepse vetëm atëherë mund të kalojmë këtë përballje”, shtoi ai.

Do të jetë një provë shumë e vështirë për Barcelonën të martën, veçanërisht pasi do të jenë pa mbrojtësit titullarë Jules Kounde dhe Alejandro Balde.

Megjithatë, ata mund të mbështeten te fitorja 2-1 në “St James’ Park” gjatë fazës së ligës në shtator, dhe këtë herë do të kenë në dispozicion edhe Lamine Yamal./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz