BallinaLajmeAmendamentet e propozuara nga presidentja Osmani e kalojnë “testin” e Komisionit për...

Amendamentet e propozuara nga presidentja Osmani e kalojnë “testin” e Komisionit për Legjislacion, pritet të thirret seancë plenare

Të ngjajshme

Nis takimi i Albulena Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Ushtruesja e Detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu...

Hamza: Shumica e partive ishin që zgjedhjet të mbahen me 7 qershor

Pas takimit me Albulena Haxhiun Lideri I PDK-së Bedri...

Caktimi i datës së zgjedhjeve, fillon takimi i Haxhiut me përfaqësues të partive politike

Ka filluar takimi i ushtruesës së detyrës së presidentes,...

Bedri Hamza dhe Jehona Lushaku arrijnë tek presidenca për takimin me Albulena Haxhiun

Në objektin e presidencës së Kosovës kanë filluar tanimë...

Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Tani çështja ka avancuar dhe ndryshimet kushtetuese do të shqyrtohen në seancë plenare.

Ndryshimet u miratuan me 6 vota pro. Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës votuan kundër.

Votimit i parapriu një përplasje e deputetëve të pushtetit me ata të opozitës. Kryetari i këtij komisioni, Përparim Gruda, e cilësoi rrëshqitje drejt autoritarizmit “ngutinë” për votimin e këtyre ndryshimeve. Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u shprehën se nuk ka rëndësi fakti që këto ndryshime janë që gati 15 vjet në sirtar, por po propozohen në ditën e fundit të afatit për të zgjedhur presidentin e ri.

Me këto ndryshime të propozuara, presidenti i shtetit duhet të zgjidhet me votë direkt nga populli. Ato kanë qenë në sirtar që nga viti 2011, kur Gjykata Kushtetuese pati dhënë vendim duke rrëzuar disa propozime e duke miratuar të tjerat.

Nuk është bërë e qartë se kur do të ftohet seanca për t’i shqyrtuar këto ndryshime kushtetuese. Çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet.

Kërkesa për ndryshime kushtetuese nga Osmani u shfaq në ditën kur presidentja po hyn në muajin e fundit të mandatit dhe që partia në pushtet nuk ia siguroi nënshkrimet për një tjetër mandat, por e propozoi Glauk Konjufcën. Deri në orën 24:00, Kuvendi ka afat për të mbajtur seancën për të zgjedhur presidentin e ri. Nëse kjo tejkalohet, siç ka thënë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, Kosova do të hyjë në “terren të pashkelur”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz