back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeOsmani kërkon që presidenti të zgjidhet nga populli- Këto janë fazat për...

Osmani kërkon që presidenti të zgjidhet nga populli- Këto janë fazat për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës

Të ngjajshme

Musliu: Prej kujt po tutesh që po mbani seanca natën?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia ka parashtruar një...

Peaky Blinders: Kthimi i Tommy Shelby në ekranin e madh

Pas gjashtë sezoneve televizive nga 2013 deri në 2022,...

Bëhen bashkë Alba Pollozhani e Olsa Muhametit

Ditë më parë ka përfunduar edhe edicioni i katër...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi nuk mori përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje për një mandatë të dytë dhe pasi iu bë ftesë të matet me Glauk Konjufcën, ka proceduar në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që presidenti të zgjidhet direkt nga vota e popullit.

Por cilat janë fazat procedurale dhe cilat kushte duhet të përmbushen për të ndërruar aktin më të lartë juridik të shtetit.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, amandamentime mund të iniciojnë qeveria, presidenti apo ¼ e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Secili ndryshim i Kushtetutës duhet të miratohet nga 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës përfshirë 2/3 e komuniteteve që mbajnë ulëse të rezervuara.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndryshimet mund të miratohen nga Kuvendi vetëm pasi të ketë adresuar Kryetari i Kuvendit të Kosovës amendamentin e propozuar në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimi i propozuar nuk pakëson ndonjë të drejtë dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës

Nëse Kushtetuesja jep të drejtë, atëherë ndryshimet e Kushtetutës hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz