Drejtori i financave në Gjakovë, Durim Halilaj, ka vlerësuar kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini si një nga politikanët më të artikuluar në Kosovë.
Sipas Halilajt, Gjini ka dëshmuar një stil komunikimi të qartë dhe të argumentuar, duke theksuar se qeverisja duhet të bazohet në vizion dhe profesionalizëm, e jo në populizëm.
Ai ka theksuar se gjatë udhëheqjes së Gjinit, Gjakova ka shënuar zhvillim të dukshëm përmes projekteve që kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Halilaj gjithashtu ka përmendur përfshirjen e Gjinit në procese të rëndësishme historike të Kosovës, duke e lidhur rrugëtimin e tij politik me periudhën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.
Sipas tij, një profil i tillë politik përfaqëson një vlerë jo vetëm për Gjakovën, por edhe për gjithë Kosovën.