BallinaLajmeKFOR i quan të rreme pretendimet se NATO ka lëshuar raketa nga...

KFOR i quan të rreme pretendimet se NATO ka lëshuar raketa nga Kosova

Të ngjajshme

Agim Ademi takon “shefin” e futbollit , flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi...

Cakolli: Përçarja e Kurtit me Osmanin do ketë impakt në rezultatin zgjedhor

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i...

Pas një viti pritje, vjen lajmi i madh për Qendrën e fëmijëve me autizëm dhe Down

Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e...

Tabela e Superligës pas javës së 31-të

Sot janë zhvillur dy ndeshjet e fundit të javës...

​MINTI kërkon të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) kërkon...

KFOR ka reaguar ndaj pretendimeve që, sipas këtij misioni, po qarkullojnë në rrjetet sociale se “NATO ka lëshuar raketa nga Camp Bondsteel apo objekte të tjera të NATO-s në Kosovë drejt Iranit”, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Në një njoftim për media, KFOR thekson se ky pretendim është “i rremë” dhe se NATO e hedh poshtë plotësisht një gjë të tillë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka bërë të qartë se NATO si organizatë nuk është e përfshirë në fushatën aktuale ajrore kundër regjimit iranian.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë rol kyç në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol kyç në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, përfshirë edhe në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të dislokuara në KFOR. Ato udhëheqin Komandën Rajonale Lindje (RC-East) të misionit. RC-East kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra, përfshirë patrullimet, ushtrimet, angazhimet me përfaqësues të të gjitha komuniteteve lokale, si dhe mbështetjen për projekte të rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftim.

KFOR rithekson se misioni i saj vazhdon të përmbushë mandatin për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz