BallinaLajmeGoditet një grup i dyshuar për trafik droge në Elbasan, 3 të...

Goditet një grup i dyshuar për trafik droge në Elbasan, 3 të arrestuar

Të ngjajshme

Vendimi i Kushtetueses, reagon PDK: Me urgjencë, Osmani të emërojë anëtarin e dytë në KQZ

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth kërkesës së presidentes,...

Kosova U19 triumfon ndaj Turqisë, fitore e madhe 3:1

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mposhtur Turqinë me...

Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran

Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe...

A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në...

Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Elbasan ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas gazetarit Fatmir Popja, aksioni u realizua nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëviznin të dyshuarit, policia sekuestroi rreth 45 kilogramë kanabis sativa, një armë zjarri me municion, një shumë parash dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Sipas policisë, ndërhyrja erdhi pas dyshimeve se mjeti po transportonte drogë. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga forcat e rendit në një zonë periferike të qytetit.

Gjatë operacionit, një punonjës policie ka mbetur i lënduar lehtë aksidentalisht nga thyerja e një xhami dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të verifikuar nëse persona të tjerë janë të përfshirë. /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz