BallinaLajmeTahiri: Është e papranueshme se si Kuvendi dhe qeveria mbështesin ekspozita me...

Tahiri: Është e papranueshme se si Kuvendi dhe qeveria mbështesin ekspozita me pasaktësi, duke shmangur përgjegjësinë

Të ngjajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në...

Raportohet vdekja e një mërgimtari në një aksident trafiku në Kroaci- po vinte në Kosovë

Faqja “Deçani”, njofton se gjatë rrugës për në vendlindje,...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se...

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër institucionet e vendit, duke thënë se situata në Kosovë po rëndohet nga skandalet e njëpasnjëshme.

“Kjo situatë ku Kuvendi vazhdon të kalojë prej një skandali në një skandal”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi në konferencë për media se çështjet e rëndësishme, si rritja e çmimeve, po mbesin në hije.

“Sot kemi ardhur të flasim për rritjen e çmimeve, që është një situatë ekstremisht e rëndë dhe brengosëse, mirëpo nuk mundemi me shku në temë për shkak se kjo qeveri është duke prodhu skandal pas skandali”, u shpreh ai.

Tutje Tahiri u ndal edhe te ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, për të cilën tha se përmban pasaktësi serioze.

“Është totalisht e pakuptueshme se si mbështetet një ekspozitë që në esencë ka pasaktësi që ndërlidhen me të drejtën historike të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, përgjegjësia po shmanget nga të gjitha institucionet.

“Mundohet me ik prej përgjegjësisë Lëvizja Vetëvendosje, mundohet me ik qeveria, ministria thotë ‘nuk dimë për këtë’, ndërsa edhe Kuvendi i Kosovës mundohet me ik nga përgjegjësia”, deklaroi Tahiri.

Ai shtoi se kjo çështje ka prekur drejtpërdrejt viktimat dhe historinë.

“Kjo situatë fillimisht i ka goditë viktimat, njerëzit që kanë vuajtur në burgun e Dubravës, pastaj e ka prekë historinë dhe në fund i ka përfshi edhe institucionet e Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq Tahiri bëri të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, duke kërkuar që çështja të trajtohet me seriozitet dhe transparencë të plotë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz