BallinaLajmeRron Gjinovci kërkon falje – dje i fajësoi familjarët që të burgosurit...

Rron Gjinovci kërkon falje – dje i fajësoi familjarët që të burgosurit i kanë prezantuar si ushtarë për pensione

Të ngjajshme

Raportohet vdekja e një mërgimtari në një aksident trafiku në Kroaci- po vinte në Kosovë

Faqja “Deçani”, njofton se gjatë rrugës për në vendlindje,...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se...

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter...

Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës me pasaktësi për masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë, ka kërkuar falje.

Një ditë pasi dje akuzoi familjarë të viktimave civile se i kishin paraqitur ata si ushtarë për shkak të “marrjes së një pensioni më të madh”, sot ka shprehur keqardhje.

“Fillimisht, u kërkojmë falje të sinqertë të gjithë familjarëve të viktimave civile të luftës, të gjithë atyre që janë prekur drejtpërdrejt apo tërthorazi nga lufta në Kosovë, bashkëpunëtorëve tanë dhe opinionit të gjerë publik për situatën e krijuar”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Qëllimi i ekspozitës sonë ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm: të nderojë viktimat civile të luftës dhe të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë. Në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk kemi pasur synim të lëndojmë apo të ofendojmë askënd”, shtoi Gjinovci.

Ai shkroi dje, në një postim me titull “e vërteta për ekspozitën e masakrave” se disa të vrarë janë “deklarurar si ushtarë” nga familjarë të tyre, “me qëllim të ngritjes së vlerës dë tyre dhe/apo marrjes së nji pensioni ma të madh që e ndan shteti për familjarët e të vramve si ushtarë në krahasim me të vramët si civilë”.

Autorët thanë dje se për të dhënat e masakrave janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC) organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiq, aktivisttja serbe për të drejtat e njeriut.

Por Fondi për të Drejtën Humanitare tha në një reagim se të dhënat e paraqitura të ekspozitë në disa raste japin pasqyrë të pasaktë që krimeve dhe kjo nuk ka të bëjë me çështje interpretimi, por “me mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz