BallinaLajmeOrganizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kërkojnë falje publike: Qëllimi ishte...

Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kërkojnë falje publike: Qëllimi ishte të nderohen viktimat

Të ngjajshme

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter...

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

Organizatorët ë ekspozitës, së shfaqur së fundmi në Prishtinë: “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Integra dhe Admovere u kanë kërkuar falje familjarëve të viktimave civile të luftës.

Përmes një postimi në Facebook, Integra dhe Admovere tha se qëllimi i ekspozitës ishte të ndërojë viktimat civlile të luftës dhë të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektivë për krimet e kryera në Kosovë.

“Qëllimi i ekspozitës sonë ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm: të nderojë viktimat civilë të luftës dhë të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë. Në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk kemi pasur synim të lëndojmë apo të ofëndojmë askënd”, thuhët në rëagim.

Ekspozita që mori shumë kritika për pasaktësi në pasqyrimin e masakrave të Kosovës, është përcjellur me reagime të shumta nga qytetarë dhe figura politike në vend.

“Njëkohësisht, bëjmë thirrje për ndaljen e sulmeve, linçimeve dhe kërcënimeve individuale, si dhe për shmangien e çdo keqpërdorimi të situatës së krijuar. Besojmë se diskutimi i hapur, i qetë dhe i respektueshëm është mënyra e vetme për të adresuar çështje kaq të ndjeshme.”.

Postimi i plotë:

Reagim publik

Përmes këtij reagimi, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me ndikimin dhe reagimet e shkaktuara nga ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Fillimisht, u kërkojmë falje të sinqertë të gjithë familjarëve të viktimave civile të luftës, të gjithë atyre që janë prekur drejtpërdrejt apo tërthorazi nga lufta në Kosovë, bashkëpunëtorëve tanë dhe opinionit të gjerë publik për situatën e krijuar.

Qëllimi i ekspozitës sonë ka qenë i qartë dhe i pandryshueshëm: të nderojë viktimat civile të luftës dhe të kontribuojë në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë. Në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk kemi pasur synim të lëndojmë apo të ofendojmë askënd.

Njëkohësisht, bëjmë thirrje për ndaljen e sulmeve, linçimeve dhe kërcënimeve individuale, si dhe për shmangien e çdo keqpërdorimi të situatës së krijuar. Besojmë se diskutimi i hapur, i qetë dhe i respektueshëm është mënyra e vetme për të adresuar çështje kaq të ndjeshme.

Me respekt,

Integra dhe Admovere

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz