back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSpecialja: Profozic nuk ka ligjëruar në ‘Xhevdet Doda’, audio-incizimi është i mëhershëm

Specialja: Profozic nuk ka ligjëruar në ‘Xhevdet Doda’, audio-incizimi është i mëhershëm

Të ngjajshme

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Gjykata Speciale e ka konfirmuar për KIan Kosovën se zyrtarja e ekipit informues të këtij institucioni, Ana Profozic, nuk ka mbajtur ligjëratë në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë.

Në përgjigjen e zëdhënëses Angela Griep, është bërë e ditur se audio-incizimi i publikuar gjatë së enjte, është pjesë e një ngjarje të mëhershme informuese.

“E konfirmoj se pjesa nga audio-incizimi nuk është nga ngjarja informuese dhe informacionet e dhëna në gjimnazin Xhevdet Doda. Pjesët e incizimit janë nga një ngjarje e mëparshme informuese.” – njoftoi Griep.

Edhe gjimanzi ka dalë me reagim për këtë çështje, ku kanë theksuar se Profozic nuk ka qenë kurrë e pranishme në shkollë, as në ditën e përmendur në kronikë dhe as në ndonjë moment tjetër.

Të Fundit

Sport

ShowBiz