back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKatër vite burg për ish-senatorin francez që drogoi një deputete për të...

Katër vite burg për ish-senatorin francez që drogoi një deputete për të abuzuar seksualisht me të

Të ngjajshme

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Një ish-senator francez është dënuar me katër vjet burg pasi u shpall fajtor për drogatimin e një deputeteje me qëllim për ta sulmuar seksualisht. Joel Guerriau do të vuajë 18 muaj në burg, ndërsa është urdhëruar t’i paguajë Sandrine Jossos 5.000 euro dëmshpërblim për vuajtjen emocionale të shkaktuar.

68-vjeçari dyshohet se në nëntor të vitit 2023 e kishte ftuar Jossos, deputete e Asamblesë Kombëtare Franceze, në banesën e tij në Paris, ku kishte pranuar se i kishte hedhur drogë në pije. Guerriau, i cili ka shërbyer si senator i rajonit Loire-Atlantique nga viti 2011 deri më 2025, ka pretenduar se veprimi ishte aksidental dhe se nuk kishte qëllim për ta sulmuar seksualisht. Avokatët e tij kanë paralajmëruar ankimim ndaj vendimit, shkruan The Independent.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga mediat franceze, Jossos kishte shkuar në shtëpinë e Guerriaus për të festuar rizgjedhjen e tij. Ajo filloi të ndihej keq pasi kishte pirë një gotë shampanjë me shije të pazakontë. Kur Guerriau këmbënguli që të ngrinin edhe një dolli tjetër, deputetja u alarmua dhe shkoi në spital me ndihmën e një miku. Raporti toksikologjik zbuloi se në trupin e saj kishte tre herë më shumë MDMA sesa doza rekreative.

“Shkova për të vizituar një mik dhe zbulova një agresor,” ka deklaruar Jossos gjatë dëshmisë së saj. “Ai më shikonte me ngulm, nuk e kisha parë kurrë në atë mënyrë. Nuk doja ta tregoja dobësinë time sepse kisha frikë se nëse i thosha që nuk ndihesha mirë, do të më detyronte të shtrihesha.”

Guerriau ka thënë se po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore dhe vuante nga depresioni. Ai ka pretenduar se kishte marrë drogën një natë më parë dhe se aksidentalisht ia kishte hedhur Jossos. “Me pak fjalë, jam një idiot,” ka thënë ai, duke shtuar: “Ndjej keqardhje. Jam i neveritur nga vetja, nga pakujdesia dhe budallallëku im.”

Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën për të folur publikisht për rreziqet e drogave, duke theksuar se “nuk flitet mjaftueshëm për efektet e këtyre substancave”. Ish-senatori ka shtuar se nuk mban mend të ketë bërë kërkime në internet për ekstazin dhe se mendimet e tij ishin spontane, duke kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria për ngjarje të tilla.

Pas ngjarjes, Jossos u detyrua të marrë gjashtë muaj pushim nga puna dhe i janë nxjerrë katër dhëmbë për shkak të shtrëngimit të nofullës nga stresi. Prokurori Benjamin Coulon ka theksuar se Guerriau kishte votuar vetë ligjin që e bën vepër penale administrimin e një substance të dëmshme me qëllim kryerjen e përdhunimit apo sulmit seksual.

“Ajo që kam përjetuar është ende shumë e dhimbshme,” ka thënë Jossos. “Trauma psikologjike është sikur të jesh e ngrirë në kohë… trembem për gjënë më të vogël. Jam bërë shumë e ndjeshme.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz